Kryeministri Edi Rama në një videomesazh në Facebook bëri të ditur planin që po përrgatitet e që tha se do të kthehet në ligj duke paralajmëruar dhe heqje lirie.
“Si fillim do zgjasim fashën orare, po paralelisht do të nisim ndëshkimet e për rastet e përsëritura do shkojmë deri në heqje lirie për ata që shkelin kohëdaljen për pazare që mund ta zgjasim që të mos kemi fjalë me asnjë nga kompetentët. Më pas gjithmonë me shkallë e pas dinamikës, do përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë të zgjatur për të gjithë punonjësit që kanë aktivitet ligjërisht të lejuar, që do të kombinohet me rritje të ndëshkimeve. Më pas do të autorizojmë dhe dyqanet që nuk janë brenda qendrave tregtare që do të kërkohet pajisja me maska e doreza mbrojtëse personave që shërbejnë dhe regulla strikte për mënyrën si shërbehet. Shkelja me mbyllje e konfiskim të mallit, e deri me ehqje lirie. Të nisin të përgatiten për të qenë të gatshëm që në momentin e hapjes të mbrojnë personelin dhe klientët sipas rregullave të përcaktuar”, tha kryeministri Rama.
Por ai tha se do të shtyhen për disa ditë masat lehtësuese që u paralajmëruan për të hënën që vjen. “Por jemi të detyruar ta shtyjmë për minimumi disa ditë, sepse më parë duhet të merremi vesh mirë dhe të gjithë duhet ta marrin vesh dhe ta mësojnë se më e keqj jo nuk ka kaluar po nuk ka ardhur akoma dhe kjo nuk është cështje oraresh e rregullash”, tha ai.
Ai tregoi sërish shembullin e tregut të Kombinatin që sipas Ramës nuk ndodhi për shkak të fashave të orareve por “tek lirimi i disa vidave të zinxhirit mbrojtjës si rezultat i disa mendjeve të lehta që kujtojnë hatj se kaloi”. Më e keqja tha ai jo vetëm që nuk ka kaluar, po mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë.
Rama përmendi rasti e një varrimi në Peshkopi, për të cilat kërkoi distancimin social, ndërkohë që në Shkodër pikërisht e infektuan njëri-tjetrin në një mort.
