Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

11 vjet në NATO, Xhaçka: Krenarë për FA, sot janë në misionin më të vështirë

19:44 / April 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka duke kujtuar 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO thotë se sot Forcat e Armatosura kanë më shumë arsye për të na bërë krenarë, dhe pse në kushtet aktuale nuk mund të festojmë.

Ushtria sot është në misionin më të vështirë, dhe në vijën e parë të frontit të luftës, për të garantuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë.

POSTIMI I OLTA XHACKA

Sot mbushen 11 vjet nga dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është një ditë historike për mbarë shqiptarët. Një ditë kur Shqipëria u bë anëtare e aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur historia. Prandaj, sot dua t’ju shpreh falënderimet e mia të gjithë atyre që kanë punuar aq shumë për ta bërë realitet këtë aspiratë të shqiptarëve. E dua po ashtu t’u shpreh falënderimet gjithë aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që besuan tek Shqipëria dhe e mirëpritën Shqipërinë në radhët e aleatëve.

Sot do të duhet të ishte një ditë për të festuar. Çka sigurisht nuk është e mundur sepse sot përballemi me një luftë, ndryshe nga luftërat konvencionale për të cilat është krijuar NATO, me një armik të padukshëm e të panjohur, por po aq të rrezikshëm sa çdo armik konvencional.

Ama, ka shumë arsye për t’u ndjerë krenar për Forcat e Armatosura. Për çdo djalë e vajzë e burrë e grua në uniformë. Falë punës e përkushtimit të tyre FA ia kanë dalë në këto 11 vjet të fitojnë respektin e admirimin partnerëve e aleatëve, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në misionet e Aleancës, shumë më të madh sesa kontributi që do t’i takonte normalisht një vendi me përmasat e Shqipërisë.

Por sot, FA janë angazhuar në misionin e tyre më të vështirë duke rrezikuar sot jetën e shëndetin, në vijën e parë të frontit të luftës, për të garantuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Këta djem e vajza, burra e gra në uniformë na kanë bërë shpesh të ndihemi krenarë, me mënyrën si kanë performuar në misione nga Afganistani në Irak, me mënyrën si ju kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të rrezikuar nga përmbytjet e të bllokuar nga dëbora. Por kurrë si sot, nuk jam ndjerë krenare për çdonjërin prej tyre!

Ata 5000 efektivë të shpërndarë sot në çdo anë e kënd të Shqipërisë për të ndihmuar çdo familje e çdo qytetar në nevojë, janë sot prova më e bukur dhe më e fortë e transformimit të madh që ka pësuar FA duke u kthyer në një forcë vërtet të denjë për një vend anëtar të NATO!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.