Vetëm pak ditë më parë kryeministri britanik Boris Johnson bëri të ditur se është prekur nga koronavirusi dhe se punën do ta vijonte nga shtëpia e tij ku qëndron në izolim.
Gjatë kësaj kohe është raportuar se gjendja e tij shëndetësore ka qenë relativisht e mirë, ndërkohë që sot u raportua se dhe e dashura e tij shtatzënë, Carry Symons është prekur nga COVID-19.
Këtë e ka bërë vetë të ditur Symons në rrjett sociale ku ka thënë se kjo situatë bëhet më e vështirë për të, pasi ajo është edhe në pritje të ëmbël, megjithatë gjendja shëndetësore paraqitet e mirë dhe shenjat e virusit janë duke u zbehur.

