Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Këngëtari tregon si i ndan lekët grupi “Fisnikët” (Video)

23:40 / January 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fisnik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vite më parë shumë artistë shqiptarë u bënë bashkë dhe formuan dhjetra grupe, këngët e të cilëve edhe sot janë në memorien e publikut shqiptar. Por pak prej tyre i rezistuan kohës dhe ia dolën të vazhdojnë karrierën si grup. Një prej grupeve më të famshëm që i rezistoi kohës dhe ndër të parët në Shqipëri është edhe grupi “Fisnikët”.

Këngëtari i grupit legjendar, Agim Gërguri ishte sot në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit ai tha se një nga arsyet se përse grupi i tyre ka mbijetuar është se ata nuk kanë probleme me paratë dhe se ndajnë bashkë çdo qindarkë.

Ermal Mamaqi: Problemi më i madh për të cilin zihen grupet shqiptare janë për lekët. Ndarja e grupeve ndodh për lekët. Si i ndajnë “Fisnikët” lekët? Këngëtari a duhet të marrë më shumë se sa orkestrantët apo jo?

Agim Gërguri: Dëgjo… Ne jemi të njohur si grup, jo si këngëtari me “Fisnikët” dhe një prej problemeve që kurrë se kemi pas është leku. Në koncerte live ne i ndajmë lekët cent më cent, si unë ashtu edhe pjesëtarët e tjerë të grupit. Jemi katër persona dhe i ndajmë në 4 pjesë. Në koncerte lodhemi njëlloj, si kitaristi, si saksofonisti edhe unë. Dikush ka punë më shumë e dikush më pak, por s’ka lidhje, fundja ne japim atë tonën, por lekët i ndajmë njëlloj. Përsa i përket studiove, inçizimeve, tekstshkruesve apo kompozitorëve aty pastaj ndahen gjërat.

Ermal Mamaqi: Po ai është tjetër muhabet. Ti sapo hodhe një shashkë në të gjitha grupet shqiptare, ndoshta edhe tek i joni…

Agim Gërguri: E mbajtshi me shëndet. Por kjo është një prej arsyeve për të patur sukses dhe për të mos u ndarë. Ne vitin që vjen bëjmë 40 vjet që punojmë si grup./tvklan

Ermal Mamaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.