Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Trondit presidenti i ISTAT: Marsin e vitit të kaluar, Italia kishte 15 mijë të vdekur nga polmoniti

19:03 / April 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gian Carlo Blangiardo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Italia regjistron nga 21 shkurti deri më 4 prill 2020, 15.362 të vdekur pas infektimit nga koronavirusi, por edhe vitin e kaluar, vetëm në muajin mars, janë regjistruar mbi 15 mijë të vdekur nga probleme në rrugët e frymëmarrjes. Këtë e pohoi Presidenti i Institutit Kombëtar Italian të Statistikave (ISTAT), Gian Carlo Blangiardo, raporton noa.al duke cituar intervistën e tij sot tek gazeta italiane “Avenire”.

Blangiardo tha se 2.200 punonjës të ISTAT janë duke punuar intensivisht për të analizuar të gjitha shifrat e kësaj situate dhe përballjen e tyre me situata dhe vite pararendëse dhe shtoi: “Nga 21 shkurti deri më 31 mars humbën jetën 12.428 njerëz për shkak të COVID-19. Por në mars 2019 ishin 15.189 persona që humbën jetën vetëm nga gripi i precipituar në probleme me rrugët e frymëmarrjes. Kurse vitin pararendës, 2018, vdiqën për të njëjtin shkak, 16.220 persona. Aksidentalisht del zbuluar se të vdekurit nga koronavirusi, të deklaruar zyrtarisht për marsin 2020, janë më shumë se 12.352”.

Këtu Blangiardo pohoi edhe se në periudhën 1-21 mars 2020, veriu i Italisë regjistroi dyfishin e vdekjeve të evidentuara në vitet 2015 deri 2019. Ndërsa në Bergamo, shifra e viktimave për të njëjtën periudhë është katër herë më e lartë krahasuar me pesë vitet e mëparshme. Ai shtoi se është 74 vjeç, mesatarja e jetëve të humbura.

I pyetur nga “Avenire” nëse ky është një virus për të moshuarit, Blangiardo u përgjigj: “Po. Të dhënat që kemi, tregojnë se ky virus godet në mënyrë domethënëse, njerëzit e moshuar. Është si një proces i tmerrshëm seleksionimi natyra që eliminon vetëm subjektet e dobëta. E tmerrshme. Por akoma më e tmerrshme është se ky eliminim që shkakton virusi, lehtësohet edhe më shumë nga kapaciteti që kemi për t’i kuruar njerëzit”.

Blangiardo thotë në këtë intervistë se për të ardhmen, i druhet një efekti Çernobil: “I trembem një efekti Chernobyl, një situatë shqetësuese në popullatë që do të ndikojë negativisht tek lindshmëria”, – tha presidenti i ISTAT.

Gian Carlo Blangiardo Statistikave (ISTAT)
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama e vizitoi në Hagë – Hashim Thaçi: Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë

09:36 / August 21, 2026

SHBA rrit presionin ndaj Iranit, kërkon mbështetjen e aleatëve dhe Kinës

09:32 / August 21, 2026

Gjermania paralajmëron “garë a*matimesh” në l*ftën kundër dronëve

19:40 / August 20, 2026

Europa bën bilancin, mbi 25 mijë vdekje këtë vit për shkak të vapës ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë e Itali

19:20 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.