Ish boksieri dhe ish trajneri i kombëtares së boksit Skënder Kurti ndërroi jetë ditën e djeshme për shkak të koronavirusit, një beteje e vështirë që prej fundit të marsit, kur pësoi vdekje klinike.
Djali i tij Renato, përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë një dedikim prekës për Nerin, siç e njihnin të gjithë.
“Qofsh i xhenetit shoku im me i ngusht , baba im. Zoti t’miret i merr per vete , pac dheun e leht bab me ty ka vdek edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mu n ‘rah n’shpirtin tim derisa t’bashkohemi“, shkruan ai në facebook.
