Numri i personave të infektuar me koronvirus në Fier ka shkuar në 26 teksa raportohet se mëngjesin e sotëm është konfirmuar pozitiv një mësuese.
Sipas Panorama, ajo nuk ka pasur kontakt me persona të infektuar apo histori udhëtimi, por dyshohet se mund të jetë infektuar nga ashensori.
