Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me djegien e tre makinave gjatë orëve të natës në rrugën e Kavajës
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 në zonën e njohur si ish-parku, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërkaq, dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.04.2020, rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrëfikses u bë e mundur fikja e zjarrit , ku si pasojë ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
