Kryeministri Edi Rama ka folur për masat lehtësuese që do të nisin teksa foli dhe për forcim të sanksioneve. Ndërkohë Rama bëri të ditur se pas 15 prillit do të dyfishohet paketa e ndihmës ekonomike.
Ai tha se do të shtrihet dhe fasha orare, që për Ramën janë masa që janë gati po do të jenë të përshkallëzuara me pikatore. “Nuk do të fillojnë tha ai pa parë në territor gjatë kësaj jave zbatimin e të gjitha atyre masave që kemi, paralelisht me ecurinë e kurbës së epidemisë”, tha Rama.
Automjetet private
“Masat lehtësuese që ne duam të marrim kanë të bëjnë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e aktiviteteve të lejuara. Por në të njëjtën kohë marrja në automjet i personave nga familja, apo dhe persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite dhe kjo duhet saktësuar, të heqjes së lejes së drejtimit, me sekuetrismin për po ato vite të automjeteti dhe me heqje lirie
Marrja në automjet e çdo pensionisti, përjashto rastet eurgjencave, do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit, sekuestrim të makinës për ato vite dhe heqje lirie”, tha Rama.
Orari i levizjes për pazare
“Nga ana tjetër, do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë pazare, do e çojmë në 90 minuta dhe kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur por sigurisht me sanksione të forta, heqje leje drejtimi për disa vite, konfiskimi makinësë për aq vite dhe heqje lirie”, vijoi ai.
Hapja e aktiviteteve
“Hapja e një aktiviteti të ndaluar do të sjell dhe konfiskim të gjithçka ka brenda lokali, heqje lirie.
Dyqane e njësi shërbimi, jo lokale, klube e palestra që nuk janë njësi brenda qendrave tregtare, por që patjetër dhe për këtë dhe do u tregoj të gjithë atyre që kanë njësi të tilla të përgatiten për të pajisur me maska doreza dhe dezinfektantë për të gjithë klientët në njësitë e tyre. Mosrespektimi i këtyre masave sigurisht që do të dënohet, me konfiskim të gjithçkaje që ka brenda, mbyllje për një periudhë kohe dhe heqje lirie”, vijoi ai.
