Një sulm me bombë në një kishë në Filipine gjatë meshës së të dielës i mori jetën 19 personave. Ndkërohë që 50 të tjerë u plagosën në Jolo, një ishull të Filipineve.
Bomba e parë në katedralen katolike shpërtheu në derën kryesore, kurse tjetra në sheshin përballë, pasi u mblodhën forcat e rendit. Trupa të shumta kanë rrethuar objektin e kultit, që edhe në të kaluarën ka qenë objektiv i ekstremistëve.
Dyshimet shkojnë tek grupi ekstremist Abu Sayyaf, që nga viti 1991 operon në një pjesë të vendit. Vetëm një javë më parë, një referendum kishte ligjëruar krijimin enje province autonome në jug, me shumicë myslimane.