Mjeku infeksionist Tritan Kalo përsërit apelin e tij ndaj shqiptarëve për të respektuar rregullat e për të qëndruar në karantinë. Apeli sidomos shtohet pas rasteve të fundit të shtruara për shkak të thyerjes së karantinës. Për mjekun nuk është sakrificë të rrish në shtëpi por një faktor i domosdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes.1
JA CFARË SHKRUAN DR. KALO
JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi….6.04.2020….DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..
NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….
ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do tia dalim mbanë…..NUKU është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!
