Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët kanë dhunuar me sende të forta fqinjin e tyre dhe djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Treg” të Peshkopisë, ku pas një konflikti të çastit, dy vëllezër 24 dhe 20 vjeç kanë goditur me sende të forta babë e bir, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj vëllezërve rëndon akuza e plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I PLOTE
Dibër
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave
Vihen në prangat e Policisë 2 vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen ‘Treg’, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri – tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:
L. D., 24 vjeç, dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi, (vëllezër ) , të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer nê bashkëpunim.
Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri – tjetrin për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën (komshiun e tyre), shtetasin K.N dhe djalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
