Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi/ Qeveria pezullon tenderin ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës

10:29 / April 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti i vlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti. Shkak për këtë është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Në vendim përcaktohet se të gjitha institucionet shtetërore të pezullojnë çdo tender në proces ose të ri, përfshirë edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël. Në situatën në të cilët ndodhet vendi ynë shumë projekte në buxhet janë në pikëpyetje për shkak të angazhimeve që duhet të merren për të përballuar gjendjen e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19. Për ndërtimin e këtij aeroporti deri tani kanë shprehur interes dy kompani italiane.

Ndërtimi i kësaj vepre nuk do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, por do të jetë shoqëria e cila do të dalë fituese që do të kryejë investimin dhe do të marrë për 35 vjet operimin e aeroportit. Në fund të 35 viteve, firma do të transferojë aeroportin në pronësi të shtetit shqiptar.

Të ardhurat e kompanisë për investimin do të sigurohen nga tarifat që do të vilen nga linjat e fluturimit, ndërsa qeveria merr përsipër të garantojë fluksin e udhëtarëve të munguar. Nuk dihet nëse kompanitë italiane e kanë tërhequr ofertën për shkak të situatës me CoVid-19.

Tenderi për aeroportin e Vlorës u hap zyrtarisht me 19 dhjetor të 2019-ës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se aplikimet do të zgjasnin deri në 12 mars dhe punimet parashikohej të nisnin më 31 maj

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.