Gjashtë autoambulancat e para nga Turqia kanë mbërritur tashmë në Shqipëri. Ato janë të pajisura me mjetet e një urgjence lëvizëse dhe janë pjesë e grantit të qeverisë turke për ministrinë e Mbrojtjes dhe FA.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri të ditur se brenda pak javësh në komandën mbështetëse do të mbërrijnë dhe uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për Emergjencat Civile.
Krahas kompletimit të plotë si një minispital, këto autoambulanca mund të transportojnë deri në tre pacientë.
