Policia e Fierit ka vënë në pranga një 19-vjeçar teksa ka tentuar të vjedhë një kioskë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në lagjen “15 tetori”. Policia zbuloi më pas se ai ishte dhe autor i një vjedhjeje të mëparshme.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Tentoi të vidhte një kioskë në qytetin e Fierit, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia 19-vjeçari.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, parandaluan një tjetër tentativë vjedhje duke arrestuar në flagrancë shtetasin:
E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë orëve të vona të natës, në lagjen”15 Tetori”, Fier, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke tentuar të vjedhë me thyerje kioskën në pronësi të shtetasit H. J.
Gjithashtu nga hetimet e kryera, ky shtetas rezulton të jetë autor i dyshuar i vjedhjes së baterisë dhe dokumentave të automjetit në pronësi të shtetasit R.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
