Me një kontroll të shtuar mbi potencialin e mesazheve private për të përhapur dezinformacione lidhur me pandeminë e koronavirusit, WhatsApp bëri të ditur të martën se ka vendosur kufij të rinj për përcjelljen (angl: forward ita:inoltra) e mesazheve. Duke nisur që sot, mesazhet që janë identifikuar si “shumë të dërguara”, të nisura përmes një zinxhiri prej pesë ose më shumë personazh mund të përcillen vetëm tek një person i vetëm. Kjo masë ësht ëbërë për të zvogëluar shpejtësinë me të cilën informacioni lëviz në WhatsApp duke e vendosur të vërtetën dhe gënjeshtrën në linjë të njëjtë.
“Ne e dimë se shumë përdorues përcjellin informacione të dobishme dhe video argëtuese, meme, reflektime apo lutje që i konsiderojnë kuptimplotë. Javët e fundit njerëzit e kanë përdorur WhatsApp për të organizuar momente publike në mbështetje të punonjësve të shëndetit. Sidoqoftë kemi parë një rritje të konsiderueshme të sasisë së dërgimit për të cilën përdoruesit na kanë thënë se ndikojnë në përhapjen e dezinformatave. Ne besojmë se është e rëndësishme të ngadalësojmë përhapjen e këtyre mesazheve për të mbajtur WhatsApp si një vend për biseda personale”, thotë kompania në një postim në blog.
