Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qëlluan në ajër dhe fshehën armën në pyll, në pranga 6 dibranët

12:32 / April 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armet diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë të rinj janë vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në pyllin e Soponikës.

Menjëherë pas informacionit të marrë policia është nisur drejt vendngjarjes duke identifikuar dhe vënë në pranga gjashtë të rinjtë, Gjatë kontrolleve policia gjeti krahas kallashnikovit dhe katër armë gjahu dhe 6 motorsharra të vjedhura.

NJOFTIMI I PLOTE

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor “Soponika”.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe kapen në kohe reale autorët.

Gjatë operacionit gjendet i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër arrestojnë në flagrancë 7 persona dhe procedojnë penalisht 1 tjetër.

Të arrestuarit dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.

Shërbimet e DVP Dibër, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën edhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Soponika” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C., 23 vjeç, banues në Arras;
S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;
Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;
D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.