Gjatë konferencës së përditshme për shtyp ku jepen dhe shifrat zyrtare të të prekurve, të shëruarve, atyre në gjendje të rëndë dhe viktimave, drejtoresha e ISHP-së Albana Fico u pyet dhe lidhur me përdorimin e maskave të bëra në kushte shtëpia
A janë të vlefshme ato?
Fico: Ky është një debat në të gjithë botën dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë për debatet që bëhen në të gjitha kontinentet sepse vijnë si pasojë e mungesës në treg të këtyre maskave. Në Shqipëri ne jemi të sigurtë që maskat që përdoren për personelin shëndetësor janë ato të duhurat dhe me të gjitha standardet.
