Kryeministri Edi Rama ne një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, tha se maska nuk është e detyrueshme për të gjithë, dhe se kur kjo gjë do të ndodhë, do ta vendosë edhe ai.
“Të pashë pa maskë në Thumanë”, i është drejtuar një qytetar. Rama përgjigjet: “Unë nuk dola në pazar. unë isha në një vend punë, me distancë të sigurt dhe me gjithçka në rregull. Mos ma qaj hallin mua. Maska nuk është bërë e detyrueshme, kur kjo gjë të bëhet, do ta vendos dhe unë, se çfarë s’po dëgjojmë,”– tha Rama.
