Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Speciale nga Mati/ Dhunohet Kalaja e Skënderbeut: “Më doli në ëndërr babai dhe me tha aty ka flori” (Foto)

20:48 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditët e fundit pranë Kalasë së Stellushit, në Vig të Matit. Një mjet i tonazhit të lartë, eskavator, ka gërmuar rrëzë kalasë shekullore për të gjetur sende të çmuara.

Banorë të zonës i thanë Tirananews.al se para tri ditësh rastësisht kanë parë një mjet që po gërmonte në rrënojat e kalasë. Prej vitesh, u shprehën banorët e  Vigut, njësia administrative Macukull, qarkullojnë legjendat se Skënderbeu ka zotëruar sasi të konsiderueshme floriri dhe se ata e ka fshehur pranë selisë, në qypa prej balte. Sipas tyre: “pak vite para rrëzimit të komunizimit një dibran teksa gërmonte për të grumbulluar rrënjë hidhri ka gjetur një sasi të madhe floriri dhe e ka dorëzuar atë menjëherë pranë Policisë Peshkopi”.

Gërmimet e fundit pranë kalasë janë kryer nga person që shfrytëzon mermerin në këtë zonë. Por banorët e auroritetet e ndalën aventurën për të gërmuar gjithë zonën përreth kalasë. Personi që guxoi të dhunonte objektin historik është shprehur se “disa netë më parë më doli në ëndërr babai dhe më tha: “shko gërmo në fund të kalasë sepse aty Skënderbeu ka fshehur disa qypa me flori”.

Sipërfaqja e gërmuar brenda pak orëve ishte mbi 200 metra katrorë. Tulla e enë balte, mbi 600, vjeçare kanë dalë në sipërfaqe. Po ashtu dalloheshin edhe eshtra që me siguri i përkasin periudhës së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.

Sapo është njoftuar Policia lokale kanë mbërritur shumë shpejt efektivë të saj në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar punimet e paligjshme në këtë Monument Historik.

2 11
3 7
4 5
5 2

enderr Flori mati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.