Teksa disa vende fillojnë të flasin për lehtësim të kufizimeve, masat e mara në të gjithë Evropën ndryshojnë nga shteti në shtet. Tabela e publikuar nga BBC tregon se si vendet evropiane panë rastin e tyre të parë dhe si reaguan.
Nga grafiku vihet re se Mali i Zi është shteti i vetëm i cili nisi rekomandimet lokale ende pa u shfaqur rasti i parë, e që menjëherë më pas vendosi direkt izolimin në të gjithë vendin.
Ndërkohë Shqipëria renditet nder vendet e para në Europë e cila reagoi menjëherë pas rastit të parë duke nisur fillimisht me izolim lokal në zonat ku u shfaq virusi për të kaluar më pas në një izolim total të vendit.
Vendi i parë i cili nisi me vonesë marrjen e masave renditet Franca, e pas saj Gjermania Finlanda e Britania. Rasti i parë në Francë u shfaq në fund të janarit, por masat nisën të merreshin vetëm në fillim të marsit. / Burimi: BBC

