Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Koronavirusi, Spartak Braho kërkon që të lirohen edhe të paraburgosurit, ministrja Gjonaj del kundër, ja përplasjet

16:45 / April 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak braho 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim uljen e numrit të tyre në vendet e vuajtjes së dënimit si masë për parandalimin e koronavirusit, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka kërkuar zgjerimin e kategorive të të burgosurve, të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi për 90 ditë.

Duke folur gjatë shqyrtimit të aktit normativ të qeverisë, për lirimin e përkohshëm të rreth 600 të burgosurve, Braho theksoi se duhet se duhet të liroheshin edhe paraburgosurit që akuzohen për vepra të lehta penale dhe ata që janë në hetim. “Kini parasysh se ne, kur miratuam amnistinë, këmbëngulëm në komision, që të amnistoheshin edhe personat që janë në hetim për vepra penale jo të rënda. Zonja ministre, aktualisht janë në izolim dhjetëra apo qindra persona me akuza të lehta, por që për ta nuk ka mbaruar hetimi. Mendoj që nuk është normale të mbahet në burg një person, i cili akuzohet për rrahje apo plagosje. Besoj se kjo duhet pasur parasysh. Nuk e kam fjalën për persona, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, por flas për ata që janë nën hetim dhe mbahen në burg”, deklaroi ai.

Sipas aktit normativ që ka nisur të zbatohet, por që nuk është votuar ende nga Parlamenti, përfitojnë vetëm të dënuarit, të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ u ka mbetur edhe 3 vjet burgim si dhe të gjithë të dënuarit mbi moshën 60 vjeç, që vuajnë nga një sëmundje kronike, por që u kanë ngelur pavuajtur 5 vjet nga dënimi që kryejnë. Por duke iu përgjigjur deputetit Braho, ministrja Etilda Gjonaj ka pohuar se personat që janë në hetim është vështirë të aminsitohen. “Për personat për të cilët nuk kanë akoma një vendim të formës së prerë, do të ishte shumë e vështirë të përfitonin nga ky akt normativ. Prandaj, ne kemi përfshirë vetëm kategorinë e atyre që janë të dënuar, por me dënime të lehta, dhe që u kanë mbetur një sasi shumë e vogël e dënimit të pavuajtur”, deklaroi Gjonaj.

Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare, i pari komision përgjegjës dhe i dyti komision për dhënie mendimi, kanë hartuar dy raporte për aktin normativ të qeverisë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve gjatë kohës së epidemisë. Dy komisionet kanë vlerësuar se akti normativ është në përputhje me Kushtetutën, me legjislacionin në fuqi dhe është paraqitur në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në dy raportet nuk është propozuar asnjë ndryshim për zgjerimin e kategorive që mund të lënë qelitë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

10:14 / August 21, 2026

Dyshohet se ra nga ballkoni i pallatit, humb jetën një 50-vjeçar në Vlorë

09:37 / August 21, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

09:30 / August 21, 2026

Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçyçen të Mallakastrës

19:01 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.