Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Janë mbeturina”, shqiptari vret të vëllanë për frangat që solli nga Zvicra dhe i djeg trupin, kockat e fshehura në oborr zbulojnë krimin

18:21 / April 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vrasje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën ditën e sotme. Sipas mediave lokale, personi me inicialet B.K., nga fshati Bërnjak, Komuna e Rahovecit është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vrarë të vëllanë, me inicialet B.K.., të cilit më pas i ka djegur edhe trupin.

Ngjarja makabre është zbuluar pasditen e sotme, ndërsa i ndjeri, 64 vjeç, ishte raportuar i zhdukur nga familja që në datën 14 shkurt. Grupi hetimor ka gjetur armën me të cilën është kryer vrasja dhe si prova, janë mbledhur kockat e ndjerit, që i vëllai ia kishte lënë të mbledhura në një cep të oborrit të shtëpisë.

Ditën që kishte djegur trupin e të vëllait në oborr, autori kishte ndezur një zjarr të madh dhe kjo gjë kishte tërhequr edhe vëmendjen e policiSë. Për të mbuluar krimin, ai kishte djegur edhe mbeturina me trupin e të ndjerit, duke kamufluar ngjarjen para efektivëve, kur e kishin pyetur.  Mirëpo ditën e sotme, gjithçka u zbulua. Në shtëpinë e autorit të krimit janë gjetur edhe 35 mijë franga e 8 mijë euro që dyshohet të jenë edhe shkaku i krimit të rëndë. Mendohet se viktima kishte sjellë këto para nga Zvicra dhe mes dy vëllezërve kishte pasur një sherr.

Konfliktin për paratë e ka treguar në polici edhe e shoqja e vitkimës, e cila mësohet se ka hedhur dritë mbi ngjarjen. Gruaja nuk kishte marrë vesh asgjë për të shoqin që nga dita e të dashuruarve, por sot u përball me një grumbull kockash. Tashmë autori do të përballet me drejtësinë, pasi edhe ka pranuar krimin e rëndë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi se gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe me pas ndaluar personi me inicialet G.K., i cili sipas hetimeve të para dyshohet për veprën penale “Vrasja e Rëndë” të vëllait të tij, personit me inicialet B.K. i cili pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij që nga data 14.02.2020.

Pas veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, dyshohet se personi G.K. e ka vrarë dhe më pastaj e ka djegur trupin e të ndjerit B.K, ku në vendin e ngjarjes janë evidentuar disa kocka njeriu.  Po ashtu, pas një pune operative është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhoje e cila pas ekzaminimit është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit. Gjatë intervistimit në polici, ku prezent ka qenë edhe prokurori i rastit, i dyshuari G.K. e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet, duke përshkruar në hollësi mënyrën se si ka vepruar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar, dhe akuzuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Beteja me flakët/ “Lëvizni, të gjithë jashtë”, nis evakuimi në Gojan të Madh të Pukës, digjen 4 banesa! 4 familje largohen nga shtëpitë në Mirditë

17:18 / August 21, 2026

Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

16:59 / August 21, 2026

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.