Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Koronavirusi nuk dëmton vetëm mushkëritë dhe zemrën, mjekët britanikë befasojnë me konkluzionin

19:42 / April 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosonavirus 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

80 mjekët kryesorë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani kanë rënë dakord se Covid-19 mund të dëmtojë shumë më tepër sesa mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes së pacientit edhe veshkat, zemrën dhe ndonjëherë edhe trurin.

Në një memo të shkruar nga profesori Daniel Martin, shefi i kujdesit intensiv për sëmundje infektive serioze në Spitalin Royal përshkruhen rezultatet e punës së mjekëve dhe infermierëve që trajtojnë koronavirusin. Paul Hunter, profesor mjekësie në Universitetin e Anglisë Lindore ka thënë për Financial Times, se pavarësisht se publiku e shikon Covid-19 si një sëmundje të frymëmarrjes, mjekët e spitalit po provojnë se ajo është një sëmundje që prek shumë organe. “Është e vërtetë së të sëmurët e prekur nga Covid-19, më shumë vuajnë nga mushkëritë “, ka thënë Prof Hunter.

Analiza e fundjavës nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit të Kujdesit Intensiv ka zbuluar se nga 690 pacientë në Mbretërinë e Bashkuar të pranuar në gjendje kritike me Covid-19, 25 përqind kishin nevojë për mbështetje kardiovaskulare, 18.5 përqind kërkonin mbështetje të veshkave dhe 4.5 përqind morën mbështetje neurologjike.

Përmbledhja e rasteve të spitaleve NHS, të përmbledhura në memon e shkruar nga Dr Martin, del në përfundimin se Covid-19 nuk është thjeshtë sëmundje e një organi, që sulmon vetëm mushkëritë, ajo gjithashtu po shkakton “nivele të larta” të sëmundjeve në veshka, si rezultat i komplikimeve të saj.

Këto rezultate po dalin në një kohë që Londra po përballet me një “pik” të të prekurve me Covid-19, dhe kur modelet e qeverisë parashikojnë rritje në 10 ditët në vijim. Memoja e Dr. Martin për kolegët e tij zbulon gjithashtu se si mjekët ende po mësojnë për trajtimet për virusin, I cili nuk I ka shfaqur të gjithë të fshehtat e tij. /Financial Times

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.