Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Rastet kur nishanet mund të sinjalizojnë tumor në gji

16:24 / January 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhimbje gjoksi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mund të mjaftojë thjeshtë dhe vetëm një kontroll i lëkurës, ku shihen prani nishanesh për të zbuluar mundësinë e prekjes nga tumori i gjirit tek një grua.Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur dy studime, njëri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Francë, duke zbuluar lidhjen mes nishaneve në lëkurë, sidomos nëse janë në sasi të madhe dhe tumorit.

Studimet janë publikuar në revistën shkencore “PLOS Medicine”, dhe janë zhvilluar përkatësisht nga Jiali Han i Indiana University dhe Marina Kvaskoff e INSERM, në Francë. Dy studimet përfshinë dy grupe grash të prekura, të cilat u monitoruan për mesatarisht 20 vjet, transmeton noa.al.

Grave amerikane ju kërkua që të numëronin nishanet e pranishme në krahun e tyre të djathtë dhe me përmasa më shumë se tre milimetra dhe studiuesit vlerësuan se një femër me më shumë se 15 nishane në këtë hapësirë të trupit rrezikon me 35% më shumë që të preket nga tumori i gjirit, në raport me një tjetër pa nishane ose fare pak të tillë.

Ndërsa në studimin francez, studiuesit ju kërkuan grave që të thoshin nëse kishin pak, shumë ose shumë fare nishane në trup. Kështu rezultoi se femrat me prani të madhe nishanesh në trup rrezikonin me 13% që të prekeshin nga kanceri i gjirit, shkruan noa.al.

Studimi konstatoi se prania e hormoneve steroide, testosteroni dhe estrogjeni në gjak, të njohur prej kohësh si të lidhur me kancerin e gjirit, kanë lidhje të ngushtë edhe me numrin e nishaneve në lëkurë.

nishane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.