Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
060803c1 ypnos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në cilësinë e gjumit. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Nature Health, konsumimi i ushqimeve me origjinë bimore, të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese, lidhet me një gjumë më të thellë dhe më çlodhës.

Studiuesit analizuan lidhjen mes ushqimeve të konsumuara gjatë ditës dhe cilësisë së gjumit gjatë natës, duke vërejtur se një dietë e larmishme, e pasur me fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore dhe fruta të thata, lidhet me përmirësime në disa aspekte të gjumit.

Cilat ushqime ndihmojnë për një gjumë më të mirë?
Ndër ushqimet që rekomandohen për një regjim ushqimor të shëndetshëm, i cili mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e gjumit, janë:

Drithërat integrale: orizi kaf, quinoa dhe tërshëra.
Bishtajoret: fasulet e zeza, thjerrëzat dhe qiqrat.
Frutat: mollët, manaferrat dhe bananet.
Perimet: spinaqi, brokoli dhe lakra.
Frutat e thata dhe farat: arrat, pekanët dhe farat e kungullit.

Sipas Marie-Pierre St-Onge, profesoreshë e mjekësisë ushqimore në Qendrën Mjekësore Irving të Universitetit Columbia, ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash dhe fitonutrientësh duhet të kenë një vend të rëndësishëm në dietën e personave që synojnë të përmirësojnë gjumin.

Sipas studiuesve, një dietë e pasur me fibra gjatë ditës lidhet me gjumë më çlodhës dhe me një përqindje më të lartë të fazës REM, e cila lidhet me konsolidimin e kujtimeve dhe ëndrrat.

Gjithashtu, konsumimi i një larmie ushqimesh bimore, veçanërisht atyre pak të përpunuara, si fasulet, thjerrëzat, arrat, frutat dhe perimet, u shoqërua me rrahje më të ulëta të zemrës gjatë natës.

Studiuesit theksojnë se disa përbërës të frutave dhe perimeve mund të ndikojnë në receptorët GABA në tru, duke pasur një efekt qetësues mbi sistemin nervor dhe duke ndihmuar procesin e gjumit.

Studimi vuri në dukje se vaktet më të rënda në mbrëmje mund të lidhen me një kohëzgjatje pak më të madhe të gjumit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjumi është më cilësor.

gjume cilesor ndihmojne ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.