Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Klosi: Paketë mbështetëse për industrinë turistike, fasone dhe njësitë prodhuese

14:34 / April 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizmiiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi deklaroi sot se qeveria po bën gati një paketë mbështetëse për industrinë turistike.

“Sektorët e turizmit e të industrisë fasone dhe njësitë prodhuese në tërësi, do të mbështeten në paketën që do të publikohet javës që vjen”, deklaroi Klosi.

“Durim, mirëkuptim dhe bashkëpunim. I mbetem bindjes se turizmi nuk do të jetë pacienti 0, por “Pëllumb Pipero” i ekonomisë shqiptare”, deklaroi Klosi.

Ministri Klosi theksoi më tej, se brenda javës tjetër do të përgatitet rregullorja e standardeve bazë të sigurisë për njësitë ekonomike të shërbimit që do të hapen në javët e mëtejshme.

Po ashtu, ai informoi se javën që vjen do të publikohet paketa e zgjeruar e mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtëpërdrejtë bizneset e vogla që u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës, si agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektricistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të licencuar, etj, përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre.

Mbështetje, tha ai do të marrin edhe punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës, të cilëve do t’u sigurojmë mjetet e nevojshme financiare të rezistencës për 40 ditët vendimtare në vijim, duke mbajtur parasysh se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të majit dhe se paketa mund të rizgjerohet, sipas dinamikës e nevojave të luftës në 10 ditëshin e fundit të muajit maj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.