Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Disney kalon pragun prej 50 milionë abonentësh në botë

15:19 / April 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
disney 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma video streaming Disney numëron tashmë 50 milionë abonentë që e paguajnë në të gjithë botën, pesë muaj pas fillimit të saj në SHBA dhe dy javë pas mbërritjes së saj në Europë.

“Ne jemi të nderuar që Disney argëton miliona persona dhe ky është një ogur i mirë për zgjerimin tonë në të ardhmen në Europën Perëndimore, në Japoni dhe në të gjithë Amerikën Latine më vonë këtë vit”, theksoi Kevin Mayer, president i aktiviteteve në lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorët e grupit Disney, në një komunikatë.

Disney hyri në skenë në nëntor në Amerikën e Veriut, Hollandën, Australinë dhe Zelandën e Re.

Për disa dollarë ose euro në muaj, Disney të jep mundësinë e përdorimit të programeve origjinale, përfshirë “The Mandalorian” që zhvillohet në universin e Star Wars, më shumë se 500 filma dhe mijëra episode të serialeve.

Në fillim të shkurtit, platforma numëronte mbi 28 milionë abonentë, duke tejkaluar parashikimet e veta, sipas Bob Iger, ish-kreu i Mbretërisë së Magjepsur, i cili kaloi detyrën pak pas kësaj.

Këto dy javë Disney është vendosur në Britaninë e Madhe, Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Austri dhe Zvicër.

Në Indi, Disney numëron tetë milionë abonentë, numër që është rritur që nga java e kaluar, kur shërbimi u bë i disponueshëm atje përmes platformës Hotstar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.