Edhe pse koronavirusi ka mbyllur në shtëpi pothuajse të gjithë shqiptarët, aksidentet me makina vijojnë.
Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar një video, ku shihet një aksident që ka ndodhur në zonën e “Misto Mame” në Tiranë.
Sipas HDA makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas, hyri kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.
