Qeveria ka miratuar vendimin për këtë fundjavë ku ashtu si më herët gjithçka mbyllet në orën 13.00 të së shtunës për t’u hapur mëngjesin e të hënës.
Vendimi është shpërndarë për mediat nga kryeministria, ku ndalohet qarkullimi për të gjithë këmbësorët dhe ata që udhëtojnë me mjete të tjera si biçikleta e deri tek mjetet e mëdha.
Përjashtim bëjnë forcat e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura, transporti i mallrave, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore, kompanitë mediatike dhe shërbimet në banesë.
Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi një ditë më parë se duke nisur nga e hëna do të zgjerohet fasha e orarit dhe ora e pazarit.
