Një breshkë uji ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës këtë të shtunë. Breshka notonte në ujërat e Adriatikut teksa peshkatari e ka lëshuar sërish në det.
Në video dëgjohet që peshkatari i zonës së Poros e quan Lule dhe i thotë me nota shakaje “Ik dhe thuaj që ka njerëz të mirë këtej”.
