Një grua nga Nju Jorku e ka mposhtur koronavirusin dhe pas 15 ditëve ka dalë nga spitali. Spitali i Staten Island publikoi një video ku stafi dëgjohej duke brohoritur teksa Kristina Paz po largohej. Kristinën e priste bashkëshorti i saj dhe ribashkimi mes çiftit ishte shumë emocionues.
“Kur e pashë thashë më në fund”, u shpreh Kristina për takimin me të shoqin. “Shpresoj që ata të cilët po përballen me këtë situatë të shërohen sa më shpejt”, vazhdoi ajo.
Kristina është 47 vjeç dhe nënë e 5 fëmijëve. Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se momenti i duartrokitjeve nga mjekët ishte diçka e paharrueshme. “Ata u kujdesën shumë për mua”, tha Kristina.
