Policia e shtetit prej ditës së sotme do të operojë në terren dhe me drone për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo dhe orarin e shkeljes së ndali qarkullimit.
Efektivët janë trajnuar për t’i përdorur këto drone në zonat urbane.
Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.
Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.
Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.
Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.
