Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme kategoritë që përfitojnë nga paketa e re financiare.
” Si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, 10 mijë punonjës në turizëm, 66 mijë punonjës që janë larguar e pezulluar nga biznesi i madh, mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk përfituan nga paketa e parë. Dua të bëj një rikthim pak në ditët e kaluara, ku pati ankesa se u pretendua se u refuzuan bizneset e vogla, sikur u mohua ndihma jonë. Në fakt jo, në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin se nuk ishin përfshirë në paketën e parë, edhe pse e thamë që në krte të herës, ata nuk ishin në paketën e parë”, tha Rama.
“Ja ku jemi sot kur jemi gati që ti trajtojmë ndershmërisht të gjithë me gjithë mundësinë që na jep mundësia financiare. Atëherë për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe cdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera
