Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 8 rastet e reja në 24 orë dy prej tyre janë personel shëndetësore. Për herë të parë hartës së të prekurve i shtohet edhe Kukësi, ku është konfirmuar i prekur një nga personeli shëndetësor, ndërkohë që tjetri është konfirmuar në Shkodër.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale”- apelon ministria, duke shtuar se “eshtë e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”.
