Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shoferë te dehur në timon, shifër rekord qytetarësh që gjobiten. Çfarë ndodhi në 24 orë

11:51 / April 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1585927509 policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e parë e fashës së re orare dhe koha me diell kanë bërë që mjaft qytetarë të shkelin rregullat dhe numri i atyre që janë gjobitur është më i larti në gjithë këto ditë izolimi. Bëhet fjalë për 719 qytetarë që kanë marrë masën administrative 10 mijë lekë në të gjithë vendin.

Ndërkaq, shqetësues janë dhe rastet e drejtuesve të mjeteve në gjendje të dehur. Ndërkohë në Lushnje një person është gjobitur me 700 mijë lekë pasi ka hyrë në Shqipëri nga Kakavija më 1 prill dhe nuk është vetëkarantinuar duke u konstatuar jashtë ambienteve të shtëpisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet PKK Kakavijë, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.

Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.