Shpejtësia tej normave të lejuara duket se është bërë problem në shumë shtete, pasi rrugët bosh kanë bërë të vetën. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për në Tiranë ku një i ri ka sfiduar masat duke udhëtuar me 180 km/h e madje duke kaluar dhe semaforin e kuq.
Ai madje e ka filmuar edhe momentin kur kaloi me shpejtësinë skëterrë semaforin me të kuq dhe e ka postuar në rrjetet sociale.
Siç shihet dhe në video, në segmentin rrugor në qendër të kryeqytetit nuk shihet ndonjë patrullë policore, por veprimi i tij ka sfiduar haptazi autoritetet.
