Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si të dallojmë alergjinë nga COVID-19, Ylli Merja: Ja çfarë duhet të bëni

13:08 / April 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli merja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stina e pranverës favorizon alergjitë por në një kohë pandemie të Corona virusit dyshimet janë të mëdha. Shqetësimet rriten kur kemi tështitje apo kollë, por këto nuk janë gjithmonë COVID.

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja në komunikimin e përjavshëm me Skype në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka në “News 24” tha se dallimi thelbësor është temperatura. Ky tregues na ndihmon të kuptojmë nëse jemi prekur nga virusi apo një alergji stinore.

Duke radhitur shenjat tipike të një një viroze, Merja bën të ditur se një kollë e thatë, e shpeshtë, shoqëruar shpesh edhe me sputul, temperaturë dhe djerësitje janë sinjale të organizmit të infektuar.

“Alergjitë nuk japin temperaturë”,-sqaron Merja duke shtuar se njerëzit shpesh bëjnë gabime duke marrë antibiotikë dhe nuk e lënë organizmin të aktivizojë antitrupat për të rritur në mënyrë natyrale rezistencën. Më tej ai paraqet dy grupet më të mëdha të alergjive siç janë ato nga poleni i luleve apo myku. Në rastin e poleneve, Merja thotë se kjo lloj alergjie prek persona me imunitet të dobët të cilët janë të ndjeshëm kur nga pemët a lulet shkëputen grimca rrëshirore që gjatë dimrit mbështjellin sythat e më pas shpërhapen në ajër duke u thithur nga rrugët e frymëmarrjes. Koha më e rënduar nga alergjitë e poleneve është muaji prill deri afër mesit të majit.

Trajtimi natyral bëhet me rritje imuniteti duke përdorur propolis blete, propolis me rigon apo çajëra të ndryshme me ekinacia. Grupi tjetër i alergjivë mykotikë sipas Merjas shkaktohet nga kërpudhat që krijohen nga lagështira në ambientet ku ne jetojmë. Në këto raste duhet të kontrollojmë me kujdes gjuhën, ngjyrën dhe strukturën e saj. Po kaq kujdes duhet të tregojmë edhe me alergjitë që krijohen nga parazitët të cilët futen në organizëm.
Lambia kryesisht jep reaksione të ndryshme pasi jashtëqitjet e saj benda organizmit tonë dalin nga lëkura dhe na krijojnë kërruarje të mëdha deri në çarje e dëmtime duke rrezikuar më pas edhe stafilokok. Ndërhyrja më urgjente janë kompresa me ujë të ftohtë, apo uthull molle e holluar me ujë. Po ashtu ai rekomandon edhe trajtimin me propolis me rigon, vaj dafine apo edhe çajëra antimykotikë. Për persona që vuajnë nga alergjia e syvë sugjeron të shmangin daljet e shpeshta në kohën kur smogu është më i dendur.

Sa u përket fëmijëve dhe alergjisë, Merja këshillon të kontrollohet gjuha për myk apo të ndiqen ndërsa janë në gjumë mos kanë kërcitje dhëmbësh, zhurmë në bark apo kapsllëk. Në rast lambje pastrohen kërruarjet me ujë të ftohtë dhe kur kemi të bëjmë me alergji të rrugëve të frymëmarrjes, vendosim pak vaj dafine mes buzës e hundës dhe disa pika në dërrasën e kraharorit. Përveç tështitjes si mënyrë natyrale për të nxjerrë trupat e huaj të futur në organizëm, po ashtu sugjerohen të përdoren çaj trëndafili i egër, ekinacia, hithra, çaj rigoni, mendër se qetëson zorrët dhe 5-6 pika propolis. Sa i përket ushqimeve të dëmshme tek alergjitë janë produktet me fermente pasi kanë në përbërje maja, po ashtu duhen shmangur kosi me fruta, djathi dhe bulmetërat. Për të lehtësuar efektin e këtyre ushqimeve, duhet shpërlarë goja me ujë pas ngrënies. Në kohë alergjie na vijnë në ndihmë qumështi i bletës, vitamina C, propolis me rigon. BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin kërcënon Ukrainën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë

22:54 / September 25, 2026

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.