Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbyllet samiti BE-Ballkan në Bruksel, reformat zhbllokojnë 338 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Tirana drejt BE-së me ritëm mbresëlënës

20:28 / November 25, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përparimi në reforma mund të zhbllokojë 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut gjatë javëve të ardhshme. Këtë e bëri të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku vlerësoi edhe ritmin mbresëlënës me të cilin Shqipëria po ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Këtë vit, zbatimi i reformave ka marrë një ritëm shumë më të shpejtë. Një vit më parë, partnerët kishin realizuar 38% të reformave të parashikuara, ndërsa sot kemi arritur në 63%. Këto reforma sjellin ndryshime konkrete dhe mund të zhbllokojnë 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut gjatë javëve të ardhshme”, tha Von der Leyen.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Von der Leyen e cilësoi zgjerimin një domosdoshmëri strategjike për Europën, duke theksuar se BE-ja është në rrugën e duhur për të hapur dhe mbyllur mbi 100 kapituj negociatash këtë vit.

“Sa më e fortë dhe më e bashkuar të jetë Europa, aq më mirë do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ta kthejmë në përparim drejt anëtarësimit. Dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. Po shohim përparim inkurajues. Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit të negociatave të anëtarësimit. Shqipëria vijon të ecë drejt këtij objektivi me një ritëm mbresëlënës. Në fillim të këtij muaji prezantuam udhërrëfyesit për të dyja vendet. Këta udhërrëfyes përcaktojnë qartë prioritetet dhe etapat kryesore për punën që na pret, dhe dëshirojmë që edhe vendet e tjera të ndjekin këtë shembull”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Europian theksoi se qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë për të përfituar nga tregu i përbashkët europian. Pikërisht për këtë, BE-ja po hap sektorë të caktuar të tregut të saj, paralelisht me zbatimin e reformave nga vendet e rajonit.

“Por mendoj gjithashtu se nuk duhet të presim anëtarësimin për t’i afruar më shumë qytetarët dhe ekonomitë tona. Pikërisht për këtë bëhet fjalë me integrimin gradual dhe Planin tonë të Rritjes. Ne dëshirojmë t’u ofrojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor akses në më shumë përfitime të tregut tonë të vetëm përpara anëtarësimit. Për këtë arsye, po hapim sektorë të caktuar, ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor ndërmarrin reformat përkatëse. Për të garantuar kushte të barabarta konkurrimi, ky proces reformash shoqërohet me financim nga Bashkimi Europian” tha ajo. 

Von der Leyen përmendi edhe negociatat e nisura muajin e kaluar me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për nismën “Roaming si në shtëpi”, ndërsa njoftoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisin dialogët për integrimin gradual me secilin prej partnerëve të rajonit.

Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, rikonfirmoi perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke u kërkuar vendeve të ruajnë ritmin e reformave dhe të shfrytëzojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e unionit.

“Situata sfiduese gjeopolitike nënvizon nevojën për lidhje më të ngushta mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Rikonfirmuam perspektivën e anëtarësimit. Mesazhi im është: Ruani ritmin dhe zbatoni reformat që do t’ju çojnë drejt BE-së. Zgjerimi është një mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar”, tha Costa.

Samiti i këtij viti bëri bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç. Serbia mungoi për të dytin vit radhazi.

Para nisjes së takimit, kryeministri Edi Rama i kërkoi Bashkimit Europian të ketë guximin t’i ulë të gjitha vendet kandidate rreth tryezës, duke ruajtur procesin e anëtarësimit të bazuar në meritë. Albin Kurti e cilësoi urgjente dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën, ndërsa Mali i Zi shprehu ambicien për t’u bërë anëtari i 28-të i unionit deri në vitin 2028.

be-ballkan Bruksel samiti shqiperine tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos në Tiranë, takim në Kuvend për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

20:09 / November 25, 2026

Edi Rama: Ka ardhur koha që Europa të guxojë më shumë me zgjerimin

19:09 / November 25, 2026

Olta Manjani: Integrimi në BE dhe qëndrueshmëria politike, faktorë kyç për tërheqjen e investimeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

14:41 / November 25, 2026

Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje të enjten, IGJEO paralajmëron 7 qarqe të vendit, Shkodra më e rrezikuara

14:29 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.