Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në Facebook lidhur me paketën e zgjeruar ekonomike nga e cila do të përfitojnë pagesën 400 dollarëshe 176 mijë persona.
Ai tha se punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-pagesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10 dhe se për të marrë shpërblimin do të mjaftojë një konfirmim kur të hapet faqja përkatëse në Drejtorinë e Tatimeve.
“Jemi në një shifër që prek drejtpërdrejtë dhe ndihmon më shumë se sa gjysmën e të punësuarve në sektorin privat. Kjo pagë 400 mijë duam të vijë drejtpërdrejtë tek punonjësit jo të kalojë tek pronari apo kompania. Punonjësit janë zgjedhur bazuar tek listë-agesat e paraqitura nga kompanitë deri më datën 10. Të gjithë ata që figurojnë të larguar të papaguar, javë pas jave, në këto lista, janë të identifikuar dhe do të duhet vetëm që në momentin që do të hapet faqja përkatëse në adresën onlien të Drejtorisë së Tatimeve, thjeshtë të konfirmosh. tatimet e disponojnë emrin tënd, të duhet vetëm të konfirmosh, pa asnjë procedurë verifikimi, siç ndodh me paketën e parë“, tha Rama.
Ai tha se do të shpërbehen dhe ata që punojnë në të zezë, por duhet të marrin guximin të denoncojnë.
“Për ata që punojnë në të zezë, është e pamundur të ndajmë kush ka punuar dhe kush jo. Kush ka punuar realisht në të zezë dhe është në vështirësi, ata duhet të kenë minimumi kurajon që të denoncojnë. Po bëjmë gati edhe shpërblim financiarë për ata që do të thonë kam punuar në të zezë në filan kompani dhe nuk kam asnjë të ardhur sot sepse nuk më ka regjistruar pronari. Pronarët kanë sanksione shumë të forta nëse mbajnë dikë në punë të zezë. Kjo nuk zgjidhet me kontrolle, nëse nuk ka nga brenda një zë kjo nuk zgjidhet.
Në shumë raste kemi bërë spostimi nga puna në të zezë në punë të ligjshme, falë presonit që kemi ushtruar nga kompanitë. Brenda 24 orëve do të kemi këtë ofertë për ata që kanë punuar në të zezë dh e sot janë pa mbështetje. Do tu japim një shpërblim financiar dhe do të marrim përsipër punën e tyre deri në fund, që pronarët t’i regjistrojnë dhe pronarët duhet të ndihmojnë me këtë, ose të përballen me ligjin“, u shpreh Rama.
