Tirana është qarku që është prekur më shumë nga koronavirusi me një numër prej 237 personash të prekur, pothuajse gjysma e totalit.
Mes 11 rasteve të reja të konfirmuara në Tiranë në 24 orët e fundit bëhet e ditur se flitet për një vatër të re në Petrelë me pesë raste. Sipas ABC News, bëhet fjalë për pesë pjestarë të një familjeje. Nuk dihet ende kontakti që ata kanë pasur prej nga kanë marrë virusin.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Tiranë është 237 persona, ndërsa në total në të gjithë vendin 494, mes të cilëve 25 kanë humbur jetën.
