Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thyejnë karantinën dhe kundërshtojnë policët, dy të arrestuar në Dibër

13:08 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës bën të ditur se ka vënë në pranga dy persona pasi përveçse kanë thyer karantinën kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Sipas burimeve zyrtare policia ka ndaluar mjetin që drejtohej nga M.M dhe pasagjer ishte D.D. Drejtuesi i mjetit i ndihmuar nga pasagjeri, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim mosbërjen e testit të alkoolit dhe shmangien e masës administrative për thyerje të orarit të karantinës, por janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë Dibër.

Por rezultoi se ai ngiste mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTE

Thyen orarin e karantinës, kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, kanë konstatuar një automjet që qarkullonte jashtë fashës së lejuar në qytet, duke xhiruar gomat.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M., ku ishte pasagjer dhe shtetasi D. D.

Drejtuesi i mjetit, i ndihmuar nga pasagjeri, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim mosbërjen e testit të alkoolit dhe shmangien e masës administrative për thyerje të orarit të karantinës, por janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë Dibër.

Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masë 0.37 mg/l.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 29 vjeç dhe D. D., 25 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për hetime të mëtejshme për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë rendit publik”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.