Kryeministri Edi Rama tha për gazetarët se Këshilli i Sigurisë një ditë më parë sherbeu për një harmonizim mes institucioneve që të mos ketë vonesa për sa i përket anës ligjore për zbatimin e akteve normative, duke paralajmëruar kështu dhe dekretin shumë shpejt të Presidentit.
“Kemi diskutuar dhe me Presidentiin, jemi harmonizuar përmes ekspertëve të Parlamentit dhe zyrës juridike të presidentit dhe është arritur një përfundim që mendoj adreson dhe shqetësime legjitime të shprehura nga faktorë të tjerë, por dhe nevojën legjitime të këtij momenti”, tha Rama.
Ai sqaroi dhe debatin me Bashën, çka la të kuptohej se janë zbutur tonet.
“Po mos të kishte debate, pse u bë mbledhja, se nuk u mblodhëm aty për të parë në sy e buzëqeshur pa folur me njëri-tjetrin, po për të diskutuar shkëmbyer opinione që nuk janë natyrshëm të njëjta. Por në tërësi nuk është e rëndësishme se sa shumë biem dakord, por cilësia e debatit dhe mënyra se si dhe kur nuk biem dakord shkëmbejme me njëri-tjetrin bën diferencën
Përgatitemi për hapje graduale të aktivitetit ekonomik tha kryeministri Edi Rama për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare ku u miratuan aktet normative të qeverisë dhe ndryshimet në Kodin penal.
Rama tha se ishte i vetmi kod që nuk kishte të shkruar asgjë për një situatë epidemie.
“Sot kemi mbyshur një boshllëk të kodit tonë penal që rezulton i vetmi kod penal në Europë pa asgjë të shkruar për një situatë epidemie dhe për më tepër në këtë fazë ku ne po përgatitemi që të hyjmë në procesin e një hapje graduale”, tha ai.
Rama shtoi se na duhet të garantojmë hapjen dhe të lehtësojmë një proces që ka ndikuar jo pak në mënyrë të kosiderueshme në ekonominë familjare dhe kombëtare.
