Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet te “Xhamlliku” Ilir Selmani, mblodhi bishtat e cigareve tek vrasja e Santiago Malkos

16:36 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sel2 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

8 muaj pas shpalljes në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga anëtarët kyçë të skuadrës që akuzohet se ekzekutoi mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko, arrestohet në zonën e Xhamllikut, Ilir Selmani. Ai është prangosur nga njësia e Shqiponjave bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë zonë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë.

I veshur me të kuqe, Selmani është parë nga dëshmitarët teksa hyn në furgonin  e Policisë i prangosur.  I njohur si “boksieri”, Selmani akuzohet se është një nga personat kyç që mund të zbardhë këtë vrasje dhe ekzekutimin e Malkos.

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, Selmani, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka. Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre, Malkon.

Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko, shkruan dosja.

Ndërkohë që në disa pamje të dala  në media, Ilir Selmani shfaqet teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, njeriu që mendohet se survejoi lëvizjet e ish-policit Santiago Malko. Selmani mbledh bishtat duke i hedhur në një kazan mbeturinash për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme dhe të identifikonte grupin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojërat Mesdhetare 2026, Gonxhja në Itali: Shqipëria me shumë sportistë, suksese për atletët tanë

09:11 / August 22, 2026

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën dhe dy turqit, masa sigurie për 7 të arrestuarit

08:27 / August 22, 2026

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.