Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria i mohoi rastet/ Denoncimi i Bashës në Këshilin e Sigurisë për disa të infektuar në Krujë rezulton i vërtetë

10:16 / April 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirananews.al fasoneri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulimi i 4 rasteve të reja me koronavirus në një fasoneri në Krujë ka ndodhur që të hënën, por qeveria nuk i ka raportuar rastet. Ky përfundim faktohet nga zhvillimet e sotme në Krujë, të cilat u paraprinë nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën.

Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin e infkesionit përmes fasonerive dhe ka kërkuar mbylljen e tyre. Kjo kërkesë, e përsëritur rregullisht në publik nga Basha që prej shpërthimit të epidemisë, u refuzua nga kryeministri Rama edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare para dy ditësh, raporton Balkanweb.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Basha ka këmbëngulur duke iu referuar rasteve konkrete. Ai ka përmendur infektimin e disa personave nga punonjësja e fasonerisë në Shkodër, i bërë publik të premten e kaluar, si dhe ka folur për vatra të reja infektimi në Krujë.

“Sot kemi 3 raste në një fasoneri në Krujë, çka tregon se po kthehen në rrezik perhapjeje- mësohet të jetë shprehur Basha gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Por informacioni që kreu i opozitës i dha Këshillit të Sigurisë u mohua nga qeveria.

Mësohet se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndërhyrë duke u shprehur se “Nuk ka asnjë rast me COVID 19 në Krujë”. Mbyllja e fasonerive ka qenë një nga pikat e propozuara nga Basha në planin fillestar të PD për masat antiCOVID, sapo u komfirmua rasti i parë i infektuar, në 9 mars.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 32 vatra të raportuara, 6 mbeten aktive

11:05 / August 22, 2026

Lojërat Mesdhetare 2026, Gonxhja në Itali: Shqipëria me shumë sportistë, suksese për atletët tanë

09:11 / August 22, 2026

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën dhe dy turqit, masa sigurie për 7 të arrestuarit

08:27 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.