Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura/ Turqia, 16 milionë dollarë grant Shqipërisë

14:33 / April 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ushtria Sqhiperi 696x463 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot marrëveshjen me Turqinë, për një grant prej 16 milionë dollarësh, e cila pritet të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim, përcaktimin e parimeve në lidhje me dhënien e një shume të plotë në dollarë amerikanë të barabartë me 100 000 000 TL (njëqind milionë lira turke) që duhet të alokohet në disa vite, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100% e prodhimit të brendshëm, kryesisht në Turqi, në kuadrin e ligjeve të brendshme dhe pjesëve të buxhetit vjetor të Republikës së Turqisë.

“Ne të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të ngremë një shërbim të emergjencës civile në vend, sidomos pas tërmetit të nëntorit të vitit që lamë pas. Granti ndahet edhe në mallra e shërbime edhe në trajnime në sasinë prej 16 milionë dollarë “, tha Kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi.

Sipas saj, në strukturën e marrëveshjes së grantit prej 16 milionë dollarësh, këto elelemntë janë të përcaktuar qartë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi bëri të ditur se e gjithë asistenca përqendrohet në blerje të shërbimeve, mallrave e pajisjeve që rrisin kapacitetin e Forcave të Armatosura për të reagur ndaj emergjencave civile.

“Këtë orientim e ka bërë vet pala shqiptare dhe në ndryshim nga marrëveshjet tradicionale kjo asistencë shtrihet në 5 vite. Por kjo nuk do të thotë se e tërë asistenca shtrihet në mënyrë të barabartë në 5 vite. Ne do të përpiqemi ta përshpejtojmë në mënyrë që këto kapacitete të jenë sa më shpejt në dispozicion të forcave të armatosura”, u shpreh Koçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.