Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Spanja në zi për Julen, vogëlushi do të prehet pranë të vëllait

23:12 / January 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti Malaga në Spanjë  ka shpallur tri ditë zije zyrtare për vdekjen e vogëlushit Julen Rosello. Julen, dyvjeçari që u nxorr pa jetë pas 13 ditësh nga një vrimë e thellë 100 metra nën tokë, u varros sot në mesditë në varrezat e El Palo, në Malaga, aty ku qenë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit qindra e qindra njerëz. Julen u varros pranë të vëllait të tij, që kishte vdekur në prill 2017 në moshën trevjeçare nga një arrest kardiak.

Varrimi i fëmijës qe planifikuar për në 13:30 dhe u parapri nga një lutje e priftit Rafael Vivantos. Prindërit më pas u ndanë me të voglin në dhomën e funeralit, në intimitet të plotë, ashtu siç patën kërkuar vetë. Qindra kurora dhe tufa me lule ishin dërguar nga e gjithë Spanja për të mbuluar shtratin mortor të vogëlushit. Dy kurora spikatnin ndër to: njera prej prindërve dhe tjetra prej minatorëve që kryen operacionin për shpëtimin e tij.

Arkivoli me trupin e Julen mbërriti të shtunën pasdite në zyrat e Mjekësisë Ligjore në Malaga, ku u krye autopsia. Rezultati qe njesoj: data e vdekjes së tij është 13 janari, dita kur ai ra në pus dhe shkaku i vdekjes, lëndimet e forta në kokë nga rënia e lirë dhe e shpejtë bashkë me “kapakun” e dheut dhe pluhurit që i ra përsipër. Megjithatë, studimi i të dhënave të fëmijëve është më kompleks se te të rriturit, ndaj për saktësi ato do të duhet të plotësohen më vonë me analiza të tjera.

zi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.