Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 19 persona janë shëruar nga koronavirusi vetëm në 24 orë duke e çuar numrin e tyre në total në 302, duke tejkaluar kështu shifrën e të infektuarve aktivë me sëmundjen.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302. Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
