Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë është vënë në pranga dhe një 37-vjeçar i të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të dyshuara si të falsifikuara.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, 6 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim”;
•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
