Në një intervistë televizive, Zv.ministrja e SHëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se numri i të nfektuarve do të ishte tejet i lartë nëse nuk do ishin marrë masat kufizuese nga ana e qeverisë.
Sa do të ishte numri i të infektuarve nëse në Shqipëri do të kishte vazhduar kontakti social si normalisht dhe nuk do të ishin marrë masat e ashpra kufizuese?!
“Janë bërë kalkulime të ndryshme. Ky ishte një virus i panjohur, nuk dihej si do bëhej shpërndarje, por nisur nga modelet e tjera në vendet e tjra, është menduar se mund të kishim edhe 18 mijë të sëmurë”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
